Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Dielë, 05 Dhj 2021
E Shtunë, 22 Tetor 2011 22:26

Mbijetesa e përditshme nën komunizëm

Studimet deritanishme për Shqipërinë komuniste nga autorë shqiptarë dhe të huaj kanë qenë pothuajse të gjitha makro-analiza të shtetit dhe shoqërisë. Fokusi i tyre ka qenë mbi aparatin prodhues, kontrollues dhe

shtypës të partisë-shtet, duke përfshirë edhe strukturat ideologjike që mbizotëronin në kulturën e asaj kohe. Pra, karakteristikë e këtyre studimeve është paraqitja e historisë nga lart-poshtë, nga makro-strukturat tek individët. Tërësia e këtyre analizave paraqet, me të drejtë, një pamje tejet të zymtë të Shqipërisë komuniste, aq sa duket gati e pamundur që disa breza njerëzorë të kenë kaluar jetët e tyre në atë burg të stërmadh. Si shpjegohet, pra, që megjithë shtypjen, njerëzit mbijetonin? Çfarë metodash përshtatjeje përdornin ata në jetët e tyre për të përballuar trysninë e kontrollit dhemadje për t i shpëtuar asaj kur jepej rasti?