Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Mërkurë, 20 Tet 2021
E Shtunë, 22 Tetor 2011 22:28

Një kronikë me ndërkombëtare

Ish nëpunësi vendas Rosh nisi punë në përfaqësinë ndërkombëtare kur Shefi i Madh i saj, ambasadori N, kalonte një krizë të thellë xhelozie, pasi e kishte tradhëtuar e dashura e tij 25 vjecare, kur ai kishte qenë me

mision jashtë vendit. Me tu kthyer në përfaqësi, informatorët e ambasadorit e informuan shkurtimisht për ngjarjen. Vecse pabesia e koketës ra hapur ndesh me natyrën e tij të ashpër, prandaj kur Roshi filloi punë në përfaqësi, Ambasadori, i tërbuar keqas, ia shkarkonte dufin e shpirtit nëpunësve të përfaqësisë dhe pjesën tjetër të kohës rrinte i heshtur, mbyllur në hallin e tij.