Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Mërkurë, 08 Dhj 2021
E Hënë, 24 Tetor 2011 08:08

Hamleti tek bijtë e shqipes

Do të kishte qenë më me vend sikur Shekspiri, në vend të ngjarjeve të Natës së Dymbëdhjetë, të kishte vendosur në Iliri ngjarjet e tragjedisë Hamleti, duke qenë se Shqipëria është në të vërtetë Iliria e lashtë dhe,

kur unë e vizitova vendin në fund të vitit 1938, atje po përfundonte akti i fundit i një Hamleti me rekuizitë operete. Shqipëria është një vend i vogël malor që ndodhet mes detit Adriatik, Jugosllavisë dhe Greqisë. Shekujt e luftërave i kanë përzier banorët e saj me sllavë, grekë, turq e latinë, por atje ekzistojnë ende dy grupime kryesore, toskët në Jug dhe gegët në Veri. Këta të fundit formojnë klanet e quajtur Malësorë. Të thantë dhe me tipare zogjsh, malësorët janë të dëgjuar për trimërinë e tyre, për lakminë si edhe prirjen për t iu shmangur punës. Ata janë dhe mjaft të sjellshëm, megjithëse ndjekin rregullat jo të thjeshta, kodifikuar në shek. XIII nga një burrë i urtë i quajtur Lekë. Ndërmjet të tjerave ai ka hartuar ligjësitë e hakmarrjes: kur vritej një ndër burrat e klanit, ishte detyra e më të afërmit të tij në linjën mashkullore që të qëllonte mbi vrasësin. Ky i fundit mund ta kalonte natën nën çatinë e armikut të vet, por pastaj strehuesi, të nesërmen në mëngjes, mbasi e lejonte atë të largohej në një distancë të caktuar, i vihej në ndjekje për ta vrarë. Ekzistonin pastaj edhe mjaft rregulla të tjera që rridhnin prej atyre që ishin kryesoret, siç ishte, bie fjala, ai që përcaktonte se kur mund të vritej qeni i tjetrit, etj., etj.

 

Më tepër në këtë kategori: « Si na shohin Shqipëria »