Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Martë, 26 Tet 2021
E Hënë, 24 Tetor 2011 08:15

Dyshimi

Quhem Muhamed Bouchaib.Jam pastrues xhamash. Nuk jam polak por magrebin. Prej pak kohësh më thërrasin Moha, të tjerë më dashakeqas, më quajnë Bouche. Qeshin dhe unë nuk e di përse. Gjithnjë gjejnë

diçka për t'u tallur me emrin tim. Nuk e dija se mund të ishte kaq zbavitës. Jam me trup mesatar, zeshkan tamam zeshkan, me mjekër dhe flokë kaçurrela. Nga do që shkoj zvoglohem. Jam arab, një arab i varfër dhe nuk ndjehem në shtëpinë time. Duhet të jem vërtet anormal. Më kontrollojnë sistematikisht në hyrje dhe në
dalje të metros. Gjithnjë është një gisht që më dallon në mes të turmës. Duket sikur dikush më pret ngado që shkoj. Aq jam mësuar me këtë, sa që më ndodh ta sinjalizoj vetë policinë që të më kontrollojë. U them policëve: Ja ku jam. Disa qeshin, disa më thonë të largohem. Jam bërë njeriu standart për tu kontrolluar.