Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Mërkurë, 27 Tet 2021
E Hënë, 24 Tetor 2011 08:20

Çfarë është klasikja

Në tetor 1944, ndërsa trupat aleate ishin duke luftuar në kontinentin Evropian dhe raketat gjermane po binin mbi Londër, Thomas Stearns Eliot, 56 vjeç dha ligjëratën kryesore për Shoqërinë Virgjil në Londër. Në

leksionin e tij, Elioti nuk përmendi rrethanat e kohës së luftës, përveç një referimi të thjeshtë tërthorazi në sjelljen e tij më të mirë britanike nga aksidentet e kohës së tashme, të cilat ia kishin bërë të vështirë mundësinë për të gjetur librat që ai kishte nevojë për të përgatitur leksionin.
Është një rrugë e të kujtuarit të auditorit të tij se ka një perspektivë në të cilën lufta është vetëm një lemzë, megjithëse masive në jetën e Evropës. Titulli i leksionit ishte Çfarë është klasikja? dhe qëllimi i tij ishte të përforconte dhe të riargumentonte një çështje, të cilën Elioti e kishte shtruar prej kohësh: se qytetërimi i Evropës Perëndimore është një qytetërim unik, se origjina e tij vjen nga Roma përmes Kishës së Romës dhe Perandorisë së Shenjtë Romake, dhe se zanafilla e tij klasike për rrjedhojë duhet të jetë poema epike e Romës, Eneida e Virgjilit.