Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Mërkurë, 08 Dhj 2021
E Hënë, 24 Tetor 2011 08:23

Variantet e ciklit filozofik të Lasgush Poradecit; sprovë për një botim kritik

Objekt shqyrtimi do të jetë cikli poetik Vallja e Përjetësisë dhe Zemra e Përjetësisë, i cili rezulton grishës për studiuesit e Lasgush Poradecit. Megjithë një traditë jo të pakët interpretuese, ne kemi konstatuar se cikli

Vallja e Përjetësisë dhe Zemra e Përjetësisë, në asnjë prej qasjeve dhe nga asnjë autor, nuk është bërë objekt i një studimi integral. Një studim i këtij tipi, ndërkaq, për shkak të një vargu veçantish, që lidhen, njëherësh, me transmetimin e tekstit, si edhe me semantikën e strukturimin e tij të veçantë, është i domosdoshëm. Në këtë punim do të përqëndrohemi në dy çështje themelore, përkatësisht:
- historinë e zhvillimit dhe transmetimit të teksteve të ciklit;
- shqyrtimin analitik të tre varianteve të tij.

 

Më tepër në këtë kategori: « Çfarë është klasikja Nuriu »