Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Shtunë, 23 Tet 2021
E Martë, 25 Tetor 2011 09:42

Mandata, Në urë

Ju i njihni ato fole plehrash ku është e kotë të pyesësh përse hekurudha ka ndërtuar atje një stacion; ku pafundësia është ngurrosur mbi nja dy shtëpi të pista dhe një fabrikë gjysmë të rënuar. Rretheqark janë fushat, me mallkimin për të qenë përjetësisht shterpë; janë të paqeta, sepse kurrë ndonjëherë nuk është parë në to ndonjë pemë a këmbanore kishe.

Burri me shapkë të kuqe, i cili më në fund e lejoi trenin të udhëtojë më tutje, u zhduk nën një tendëmbi të cilën ishte shkruar një emër tingëllues dhe m'u bë se paguhej vetëm që në orën dymbëdhjetë të zgjohej çdo ditë me përtesë nga gjumi. Një horizont gri varej mbi arat e shkreta që nuk i punonte kërkush. Nuk paskësha qenë i vetmi që zbrita; një grua plakë me një pako të madhe ngjyrë kafe zbriti nga kupeja ngjitur me timen, por sapo isha larguar pak nga stacioni i vogël e i ndotur, sikur e përpiu dheu dhe për një çast nuk dija nga t'jambaja, sepse nuk kisha kë të pyesja ç'rrugë të merrja.

 

Më tepër në këtë kategori: « Mayhew Një përkrahës i rregjimit »