Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Dielë, 16 Maj 2021
E Enjte, 27 Tetor 2011 07:15

Orientalizmi tek Friedrich Hölderin, Stefan George dhe Hugo von Hofmannsthal

Koncepti i Orientalizmit ka marrë një domethënie të re, duke nisur nga 11 shtatori 2001. Sulmi mbi World Trade Center në New York, ishte thuajse një vërtetim i tezës së ndeshjes së qytetërimeve (Clash of civilizations) të Samuel Huntington-it.

Në këtë sprovë tonën nuk kemi për qëllim të futemi thellë në këtë argument, por është interesante të vërejmë se ç'prej atëherë ekzistojnë kushtet për një kërkim mbi Oksidentalizmin, mbi idenë negative që bota muslimane ka krijuar për Oksidentin, në rradhë të parë për Shtetet e Bashkuara, si forma më e skajshme e Oksidentit.