Revista PERPJEKJA

You are here: Faqja kryesore
Wednesday, 08 Dec 2021
Thursday, 27 October 2011 07:16

Reportazh: Tretja e Nënës së Kosovës

Gruan imcake e takoj nëmëngjesin e 31 janarit tek Dukagjini . Aaaajjjjj, a ke dit ktu, aa! Ju t'Shqipnis ikni e vini pa iu marr vesh kurrkush, më shpotit nga tutje. Sebi Çavdrbasha më qesh shpejt para fytyrës dhe nuk e lidh dot rastësinë e takimit, kohën e saj, begenisjen dhe mikpritjen.

Jemi për rrugë, i them shkurt. Duhet me shkuar në Mitrovicë dhe që andej në Graçanisë Kur të vimë në Prishtinë, do e kesh lënë punën. Erdha të shikoj. Qesh. Paj... mirë kena qenë. Do t'nihemi në tel. T'pres. Shortcut-et e gjuhës së 55-vjeçares, që ka ngjyer flokët me një të kuqe ndryshku, të bëjnë të qeshësh. Kosovarët kanë një mani për ta ngushtuar shqipen gati në masën që negrit bëjnë me anglishten e Amerikës. Tash me pavarësinë, kena me pas më lehtë, flet tallshëm.