Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Martë, 28 Sht 2021
E Enjte, 27 Tetor 2011 07:18

Rruga

Kur flitet për mijëvjeçarë, gjithkush do të thoshte se ështe fjala për Antikitetin, por Rruga nuk është antikitet-ajo jeton prej dy mijë vjetësh, është gjallë edhe sot. Për disa, ajo është udha Beograd Sofie

Stamboll (ose një nga segmentet e saj), për të tjerët rruga kryesore ne qytetin e tyre të lindjes. Kush kujtohet në përgjithësi, se Ballkani nuk do të ishte Ballkan dhe as ballkanasit-ballkanas, nëse historia dhe e
tashmja e tyre do të ishte ndryshe, në qoftë se nuk do të ishte Rruga? Flitet se fillesat e saj po humbasin andej në lashtësinë e thellë të këtyre trevave, kur këtu ka patur vetëm shtigje. Rruga nuk është thjesht një rrugë e vogël; por të ndryshme janë shkaqet që lindin shtigjet, ose rrugët. Një shteg e lidh njeriun me një
destinacion të afërt, të njohur, ndërsa rruga, sidomos e madhe, çon drejt së panjohurës.

 

Më tepër në këtë kategori: « Një dhomë për shpirtin Gojëdhana »