Revista PERPJEKJA

You are here: Faqja kryesore
Wednesday, 08 Dec 2021
Thursday, 27 October 2011 07:19

Shkalla magjike muzika e qetësisë

Shqipëroi Milena Selimi

Qetësi vere e shtruar. Aromë trëndafilash të lulëzuar. Prekje e lehtë me përjetësinë. Zbrazëti. Kudo. Në stolat e parkut dhe në sheshin e lojërave dhe në shilarset dhe kacavarëset. Dhe në mëngjesoren në cep. Nga pijetoret u larguan bile pjanecët e këtushëm. Papritmas duket ndonjë qen rrugësh, qëndron për një çast, pastaj zhduket diku. Vapa është e padurueshme. Natën-sulm mickonjash. Nuk zgjedhin, as nuk interesohen për grupin e gjakut. Kërkojnë si të shuajnë nevojën e përditshme, thithin gjak të freskët. Sara ka nxjerrë kokë nga dritarja e hapur. Edhe ajo diçka po kërkon. Ka ditë që dëgjon qetësinë. Kërkon ta kthejë në muzikë.