Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Shtunë, 04 Dhj 2021
E Enjte, 27 Tetor 2011 07:21

Shtresëzime paratekstore dhe kuptimore në rrëfimin E madhe është gjëma e mëkatit e Mitrush Kutelit

Rrëfimi E madhe është gjëma e mëkatit, shkruar nga Mitrush Kuteli në vitin 1947, kohë shumë e vështirë për autorin, shquhet si një prej krijimeve më përfaqësuese të tij. Në kontekstin e periudhës kur është shkruar, mund të themi pa mëdyshje se Kuteli ka patur vetëdijen e plotë që po nxirrte duarsh një tekst të destinuar për në sirtar.

Gjithsesi, s mund ta dimë në e kishte parashikuar që lexuesi do ta kishte në duar aq vonë, vetëmpas disa dhjetëvjeçarësh. Arrestimi në vitin 1947 me motivacionin armik i popullit, u pasuame humbjen, a zhdukjen, e veprës letrare që kishte në shtyp. Nga përmbledhja me tregime e novela Dashuria e barbarit Artan, u shtypën vetëm disa tregime dhe humbi tërë novela kryesore Dashuria e barbarit Artan për të bukurën Galatea, humbi gjysma e novelës tjetër Sbulesa e dytë e Pjetër Kulirës nga Liqerasi, humbi një roman që u kushtohej të burgosurve të kampit të Prishtinës, së bashku me dramën Ura, me motive nga legjenda e murimit dhe, ndofta, falë një rastësie fatlume shpëtoi E madhe është gjëma e mëkatit.