Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Mërkurë, 08 Dhj 2021
E Hënë, 31 Tetor 2011 19:21

Poezi

Pashkët

Dhes rreza arin
ikonavet
Mbi shtretrat narënxje
pluhur e çelur zbierjën
lulet e ncilonavet
lën livanë te kujtimet
të fluturave nuse
Kambanët zglidhen
mbi brigjet çë harruam:
njetër herë ngjallemi

 

Mega thavma

Kjo mbrëmë
çel zjarre
mbi pëlhurën e zezë
të Grekëvet
Shpuar nga një rric
shpirt njeh cinërat
të thavmës së madhe
e qetet
valë valë unazash
rrotullon tek ti
kërkon angonën
e humbët e qetë
vetëm me dica libre
e ndo skurruxhë
dejtesh
të tjerë jetëve
Të jikurvet tanë të sotmë
E pash dejtin
gorromisur tue pritur
Shqiponja fluturon
rrëzë rrënojavet
Pamet shi argalisur
në rrjetat distina
thurje të shqepura
puntesh erje