Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Mërkurë, 08 Dhj 2021
E Shtunë, 05 Nëntor 2011 16:11

Vazhdimi i një dashurie

Përshtypjet e para janë ato më të pashlyeshmet. Ajo çka vjen më vonë është ose vazhdim i një dashurie ose
vazhdim i një divorci.

Unë mbrrita në Shqipëri në Dhjetor 1991 me një dorë libërthash mbi shoqërinë e hapur dhe me shumë premtime për të ndihmuar zhvillimin e Shqipërisë përdrejt një të ardhmje demokratike. Ishte një periudhë në historinë e Shqipërisë ku perceptimi i realitetit shfaqej e zhdukej bashkë me ujin dhe energjinë elektrike. Në atë kohë Shqipëria ishte një vend që ndeshej me vështirësi të mëdha ekonomike, që kërkonte të nxirrte arin nga kashta dhe që jetonte me eksitimin e një të ardhmje të papërcaktuar. Pyetja e parë që më bëri dikush ishte: Kush ka pasur impakt më të madh në art, ngjyra apo linja? ; pyetja e dytë që dëgjova ishte: A e di ti se kush janë komunistët dhe kush demokratët?