Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Dielë, 16 Maj 2021
E Shtunë, 05 Nëntor 2011 16:16

Diçka ka marrë fund

Kur gjithçka përreth nesh ndryshon, është e pamundur që ne të mos ndryshojmë. Letërsia si institucion kombëtar - çka ishte në kohën e socializmit - nuk ekziston më.

Ka marrë fund periudha e librave të subvencionuar që, si të kishin lexues, si të mos kishin, shtetit pak i interesonte. Tashti nuk mund të jesh më as propagandist i madh dhe as heretik. Deviacionet politike nuk kanë më për terren letërsinë. Kritika ka si vend shprehjeje parlamentin apo gazetat, ajo s mund të luajë më kukamshefti në teatër. Në ditët tona pohimet politike rrallë i çudisin njerëzit, madje ka filluar të funksionojë kundërpesha e indiferencës. Në pjesën më të madhe të debateve të njerëzve, shkrimtari nuk është tjetër veçse një amator. Të shkruarit është bërë një mjeshtëri më pak serioze sesa ç'ka qenë dikur; më tepër trajtohet si një pasatempo, dëfrim apo diletantizëm. Vendin tonë për të thënë gjëra sublime e kanë zënë
priftërinjtë. Ndërkaq, burrat e shtetit mbajnë në duar tekste që redaktorët e tyre i kanë ujdisur për mrekulli.
Pra, edhe shprehja e ideve të larta nuk është më detyra jonë. Në një demokraci liberale bashkëqytetarët tanë nuk kanë më nevojë për udhëheqës shpirtërorë.