Takimi me Arendt ishte i nevojshëm dhe i domosdoshëm për arësyen se në rrënojat e një ideologjie të dështuar dhe në boshllëkun e një kritike të filozofisë politike aktuale, brezave të sotëm duhej t u paraprinte një mendim i ri bashkëkohor për të ndriçuar dy probleme të jetës shqiptare. E para, për të analizuar fenomenin totalitar dhe dëmin e tij kolosal ndaj shoqërisë ( origjinën, format, ekseset, natyrën nacionale, karakteristikat e veçanta, etj) dhe, së dyti, për të ndriçuar udhëheqjen e re politike që të mos binte në grackat e një poliake postitotalitare, siç po e perjetojmë, mjerisht, në vendin tonë! Në fakt, ende, kritika historiko-politike shqiptare nuk ka mundur të zbulojë dhe analizojë në tërësinë e vet fenomenin totalitar në Shqipëri, ideologjinë udhëheqëse dhe pasojat e saj. Intelektualët shqiptarë janë marrë apo merren më shumë me një luftë instiktive politike, shpesh, në mos gjithmonë, miope. Në shoqërinë e sotme shqiptare ende ekzistojnë e veprohet me mentalitetet e totalitarizmit të vjetër.