Revista PERPJEKJA

You are here: Faqja kryesore
Wednesday, 27 Oct 2021
Wednesday, 16 November 2011 08:40

Hanna Harend

Në hapësirat e mendimit dhe të kritikës filozofike, e në tërësi të jetës së shoqërisë shqiptare, Hannah Arendt thuajse nuk është përmendur kurrë ndonse, ndoshta, ajo duhej të ishte nga të parat filozofe të kohës moderne që duhej të vinte në Shqipëri fill pas shembjes së Murit të Berlinit dhe vendosjes së pluralizmit.

Takimi me Arendt ishte i nevojshëm dhe i domosdoshëm për arësyen se në rrënojat e një ideologjie të dështuar dhe në boshllëkun e një kritike të filozofisë politike aktuale, brezave të sotëm duhej t u paraprinte një mendim i ri bashkëkohor për të ndriçuar dy probleme të jetës shqiptare. E para, për të analizuar fenomenin totalitar dhe dëmin e tij kolosal ndaj shoqërisë ( origjinën, format, ekseset, natyrën nacionale, karakteristikat e veçanta, etj) dhe, së dyti, për të ndriçuar udhëheqjen e re politike që të mos binte në grackat e një poliake postitotalitare, siç po e perjetojmë, mjerisht, në vendin tonë! Në fakt, ende, kritika historiko-politike shqiptare nuk ka mundur të zbulojë dhe analizojë në tërësinë e vet fenomenin totalitar në Shqipëri, ideologjinë udhëheqëse dhe pasojat e saj. Intelektualët shqiptarë janë marrë apo merren më shumë me një luftë instiktive politike, shpesh, në mos gjithmonë, miope. Në shoqërinë e sotme shqiptare ende ekzistojnë e veprohet me mentalitetet e totalitarizmit të vjetër.