Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Dielë, 16 Maj 2021
E Mërkurë, 16 Nëntor 2011 08:43

Spinoza

Shtrirja, duke u modifikuar, bëhet lëvizje dhe qetësi; mendimi, duke u modifikuar, bëhet inteligjencë dhe vullnet. Lëvizja, inteligjenca, vullneti dmth. krejt bota relative (natura naturata ) janë modet ose afeksionet e substancës, ose ose, çka është e njëjta gjë, të atributeve të saj.

Këto mode janë infinite ashtu sikurse atributet që ata afektojnë. Lëvizja inteligjnca, vullneti, universi fizik dhe universi intelektual nuk kanë as fillim as fund. Modet infinite përbëjnë sejcili një seri infinite modesh finite. Lëvizja dmth. shtrirja e modifikuar pafundësisht (infiniment) përfton atë pafundësi modesh finite që ne i quajmë trupa; inteligjenca dhe vullneti duke u diversifikuar deri në infinit, përftojnë espritë, inteligjencat dhe vullnetet e veçanta dhe finite. Trupat dhe espritë (idetë) nuk janë as substanca relative, çka do të ishte një kontradiktë in adjecto  as edhe mode infinite, por mode ose modifikime kalimtare të substancës kozmike ose, çka është e njëjta gjë, të atributeve të saj. Duke bërë dallim midis modeve finite dhe modeve infinite Spinoza do të thotë që lëvizja është e përjetshme ndërsa format trupore që ajo përfton kanë fillim dhe mbarim; që inteligjenca dhe vullnete ka pasur përjetësisht, por që çdo inteligjencë individuale ka një duratë të kufizuar. Raporti i trupave ose i shtrirjeve të kufizuara me shtrirjen infinite, i inteligjencave individuale me inteligjencën infinite dhe i vullneteve të veçanta me vullnetin infinit është sikurse raporti i mendimeve tona me shpirtin tonë; ashtu sikurse këto (mendimet tona) nuk ekzistojnë veçse nëpërmjet shpirtit (ame), një modifikim i përkohshm i të cilit edhe janë, po kështu ky shpirt, si dhe trupi, nuk ekziston veçse nëpërmjet substancës afeksion momental i së cilës edhe është.

Zëra të ngjashëm (sipas fushës)

Më tepër në këtë kategori: « Hanna Harend