Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Mërkurë, 27 Tet 2021
E Hënë, 17 Shtator 2012 10:03

Lufta për qytetërimin në sheshin Skënderbej

 

Vend i puthitur me kryeemrin kombëtar, vitrinë muzeale ku elitat i imponojnë ngjarje a simbole të gatshme historisë, mejdan ku përtërihen përmes karnavaleve masive politike ciklet vetëlegjitimuese të pushtetit, piktogram për të klonuar pambarimisht Shqipëri në kartolina, reportazhe, udhërrëfyes a suvenirë turistikë, sheshi ka shërbyer si një lloj palimpsesti gati-transparent ku hetohet me sy të lirë repertori ideologjik, trajektoret identitare e rrjedhimisht paleta estetike, epokë pas epoke. Kompleksiteti ndërveprues i ansamblit të monumenteve të pranishme a të nënkuptuara aty, i ka mundësuar sheshit t ia dalë, përmes një lloj teknike të tipit përça e sundo, të moskontrollohet dot kurrë plotësisht prej pushteteve.