Revista PERPJEKJA

LOADING
PREV
NEXT
https://revistaperpjekja.org/components/com_gk3_photoslide/thumbs_big/696447kopertina_36_37.jpg

Fac sapias et liber eris

  Bëhu i ditur që të jesh i lirë

Ndodheni kĂ«tu: Faqja kryesore » Nr. 28-29 » Restaurimi i panteonit ideologjik
E Hënë, 29 Nën 2021
E Hënë, 17 Shtator 2012 10:08

Restaurimi i panteonit ideologjik

 

Në Evropë, nga gjysma e dytë e shekullit të XVIII filloi të eksperimentohet faza e kërkimit të memories kolektive, e depozituar në të ashtuquajturën kulturë e ulët, mishëruar nga popullsia rurale e zonave mundësisht sa më të largëta prej kontakteve me kulturën urbane.

 

Sapo zbulohet gjuha, traditat dhe epopetë heroike vihen në lëvizje mjetet përhapëse të ideve që përmblidhen në mënyrë perfekte tek sistemi arsimor dhe tashmë, kultura e standardizuar kombëtare merr rrugën e pashmangshme të masivizimit. Megjithë vonesën e kushtëzuar nga faktorë të brendshëm dhe të jashtëm, elitat shqiptare, nëpërmjet imitimit, arritën të krijonin diçka kombëtare dhe ta hidhnin në tregun popullor, por do të ishte regjimi komunist ndërtuesi dhe rrezatuesi i rreptë i kulturës standarde kombëtare nëpërmjet sistemit arsimor. Ashtu siç kishte një lloj buke, djathi, veshjeje, muzike, banese, rruge mund të vazhdojmë në pafundësi po ashtu do të nxirrej nga furra një lloj mendimi: PKSH e shpëtoi Shqipërinë, njeriu vjen nga majmuni, shqiptarët janë pasardhës të pellazgëve, Skënderbeu luftoi i vetëm për Kombin kundër barbarit lindor etj janë disa nga kallëpet që i jepnin formëmënyrës si shqiptari socialist duhet të raportohej me realitetin ose me të kaluarën.