Revista PERPJEKJA

LOADING
PREV
NEXT
https://revistaperpjekja.org/components/com_gk3_photoslide/thumbs_big/696447kopertina_36_37.jpg

Fac sapias et liber eris

  Bëhu i ditur që të jesh i lirë

Ndodheni këtu: Faqja kryesore » Nr. 30-31 » Edhe një Herë mbi "Kryengritjet Shqiptare" të pas Vitit 1908
E Mërkurë, 08 Dhj 2021
E Mërkurë, 22 Maj 2013 19:37

Edhe një Herë mbi "Kryengritjet Shqiptare" të pas Vitit 1908

 

Kjo seri kryengritjesh – e vlerësuar nganjëherë si "një kryengritje" – analizohet përgjithësisht si një prej momenteve qendrorë të historisë së shqiptarëve në Perandori gjatë kësaj epoke. Atë e gjejmë kështu në pjesën më të madhe të punimeve që trajtojnë historinë shqiptare apo historinë osmane. Asnjë syresh nuk e shqyrton saktësisht natyrën e këtyre kryengritjeve, aq më pak vendin dhe pozitat e aktorëve të ndryshëm të përfshirë në to, shtypjen apo negocjimet që i ndoqën.

 

Pa hyrë në të gjitha detajet e një analize, e cila do të mundësohej nga moria e burimeve – veçanërisht ato diplomatike –, do të dëshiroja t’u rikthehesha këtu këtyre kryengritjeve. Do të marr në fillim në konsideratë këndvështrimin dhe kufizimet e studimeve të derimësotshme në lidhje me kontekstin dhe analizën e mekanizmave në themel të kryengritjeve, përpara se t’i rikthehem vetë këtyre dy aspekteve.