Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Mërkurë, 08 Dhj 2021
E Mërkurë, 22 Maj 2013 20:06

"Rilindja Bullgare" si një Periudhë e Veçantë Historike, Shqyrtuar në Kontekstin e "Rilindjeve Kombëtare"

 

Ideja se "Rilindja" përbën një periudhë të veçantë historike nuk është thjesht gjerësisht e pranuar, por është e institucionalizuar. "Rilindja Bullgare" perceptohet si një fushë e veçantë për specializimet profesionale të historianëve bullgarë, sikurse historia bashkëkohore, mesjetare, bizantine apo osmane. Për rrjedhojë paradigma e "Rilindjes Bullgare" riprodhon vetveten sajë një inercie të fortë institucionale: specialistëve të "Rilindjes Bullgare" u rezervohet një vend i posaçëm në librat shkollorë dhe në kurrikulat e të gjitha niveleve arsimore.