Revista PERPJEKJA

LOADING
PREV
NEXT
https://revistaperpjekja.org/components/com_gk3_photoslide/thumbs_big/696447kopertina_36_37.jpg

Fac sapias et liber eris

  Bëhu i ditur që të jesh i lirë

Ndodheni këtu: Faqja kryesore » Nr. 30-31 » Romantizmi apo Përkatësi e Dyfishtë? Ese mbi Origjinat e Diskurseve të Ideologjizuara në Etnologjinë Ballkanike
E Dielë, 05 Dhj 2021
E Mërkurë, 22 Maj 2013 20:10

Romantizmi apo Përkatësi e Dyfishtë? Ese mbi Origjinat e Diskurseve të Ideologjizuara në Etnologjinë Ballkanike

 

Ky punim do të përpiqet të kritikojë një grup shumë të përhapur idesh, të cilin mund ta quajmë “teoria e prejardhjes njëlineare të ideologjisë në etnologjinë ballkanike”. Kjo teori e konsideron trashëgiminë e romantizmit si faktorin parësor që shtyu etnologjinë t'i dorëzohej sharmit të ideologjisë. Fatkeqësisht, obsesioni i saj me pyetje si: kush është prindi i vërtetë (veritable genitor) në gjithë këtë mishmash ideologjik dhe cilës linjë (lineage) intelektuale i përket pasardhësi i saj (progeny), përfshirë përgjigjet shpesh rrethore që u jep këtyre pyetjeve, e detyron "teorinë e prejardhjes" të riprodhojë konceptin se ideologjia është në gjakun e etnologjisë së Balkanit. Duke e çuar edhe më tej metaforën do të thonim se: teoria e shpjegon moralin e keq të pasardhësve me mëkatet e trashëguara prindërore. Qëllimi i sfidës që do të paraqitet këtu nuk është përmbysja revolucionare e argumentave të kësaj teorie, por kryesisht riorganizimi i tyre, duke synuar kësisoj një zgjerim të mundshëm të perspektivës. Thënë ndryshe, qasja që unë ofroj, në vend se të japë “mëkatet prindërore” si shpjegim të kënaqshëm, synon të shpjegojë pasojat e mëkateve ideologjike individuale duke i lidhur ato me logjikën e rrethanave në të cilat u kryen.