Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore » Njoftime » Nr. 32-33 » Struktura Familjare në Shqipëri rreth Vitit 1918
E Dielë, 05 Dhj 2021
E Enjte, 22 Maj 2014 13:39

Struktura Familjare në Shqipëri rreth Vitit 1918

Ky artikull ka për qëllim zbardhjen e strukturës familjare të shoqërisë shqiptare në dekadën e dytë të shek XX, bazuar mbi të dhënat e censusit të 1918-ës. Në të do të përpiqem të krahasoj strukturën shtëpiake të popullsisë së Shqipërisë me teoritë mbi familjen dhe strukturat shtëpiake të Europës Juglindore dhe Ballkanit.

Analiza e këtij artikulli do të bazohet kryesisht mbi analizat statistikore të të dhënave të Regjistrimit të popullsisë në vitin 1918, regjistrim i kryer nga trupat austro-hungareze përgjatë Luftës së Parë Botërore në zonën e tyre të administrimit ushtarak në Shqipëri. Ky census përbën dhe burimin kryesor demografik për analizën e strukturës familjare dhe shtëpiake të popullsisë shqiptare gjatë dekadës së dytë të shek. XX.