E Shtunë, 08 Tetor 2011 21:11

Skënderbeu

Gjergj Kastrioti nxitonte drejt tokave të tij sepse kishte marrë vesh që një ushtri turke po përparonte me hapa të mëdha në drejtim të Dibrës se Sipërme duke përfituar prej mungesës së kreut vendas,disi të frikësuar. Në të vërtetë bëhej fjalë per dy

ushtri: njera e komanduar nga Sinanbeu, tjetra nga Hysen-beu dhe, ndersa e para synonte Dibrën e Sipërme, tjetra ja mbante tek e Poshtmja,për të përsëritur në këtë mënyrë manovrën e rrethimit të trupave të Kastriotit, që e patën provuar dhe një herë tjetër e patën dështuar.

Ndërkohë Gjergj Kastrioti e ndryshoi taktikën mbrojtëse që e pat shpëtuar radhën e parë dhe i sulmoi të dy ushtritë para se ato të mund të bashkoheshin me njera tjetrën, duke shfrytëzuar edhe informatat e vlefshme që i sillnin si dhe njohjen e mirë të terrenit. Sinan-beu u thye i pari: Hysen-beu u mund dhe u kap rob menjëherë pas betejës.

Nuk pati fat më të mirë as Jusuf-beu, që ja mbërriti në afërsitë e Shkupit, në fushën e Pollogut, me tetëmbedhjetëmijë ushtarë të tjerë. Edhe ushtria e tij ja mbathi e çoroditur nga aftësia dhe mjeshtëria taktike e Gjergj Kastriotit. Vetëm qëndresa e këtij luftëtari e pengonte tashmë Muhametin II, i ngulur mirë në Bosfor, për të mbizotëruar edhe Adriatikun, bazë e fuqishme për ndërrmarrjet e mëvonshme drejt Italisë.

Zëra të ngjashëm (sipas fushës)

kthehu më sipër