Revista PERPJEKJA

You are here: Faqja kryesore
Tuesday, 18 Jan 2022
Sunday, 09 October 2011 08:58

Vecori të sistemit letrar shqiptar në periudhën e romantizmit

Në mendimin e deritashëm historiko letrar shqiptar, në përgjithësi, mbështetet ideja se zanafilla e letërsisë së re artistike shqiptare i përket fillimit të shekullit XIX, duke datuar me botimin e poemës Këngët eMilosaos të De Radës (1836). Kësisoj, letërsia shqiptare nuk bën përjashtim nga letërsitë e viseve të tjera të Europës lindore e juglindore, ku romantizmi përkon më lindjen e letërsive nacionale dhe ku rëndësia e tij qëndron më fort te nxitja që dha për një përlindje letrare sesa në natyrën e një epoke të thjeshtë të shkrimtarisë. Deri në fillim të shekullit XIX krijimtaria qendrore shpirtërore në jetën e shqiptarëve është letërsia popullore, ndërsa në periudhën e romantizmit ky pozicion i takon letërsisë së kultivuar.