Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore » Nr. 26-27
E Martë, 26 Tet 2021

Nr. 26-27

E Premte, 25 Shkurt 2011 10:13

Letërnjoftimi biometrik i emigracionit

Publikuar në Nr. 26-27 Shkruar nga Rando Devole
Ky studim analizon dhe interpreton një kuadër të pasur të dhënash të kohëve të fundit për migracionin e periudhës së pas socializmit të shqiptarëve në Itali. Për nga numri, shqiptarët përbëjnë komunitetin e dytë të të huajve në Itali.
E Enjte, 27 Tetor 2011 20:44

Filippo Davoli: Poezi

Publikuar në Nr. 26-27 Shkruar nga Filippo Davoli
Lindi në Fermo të Italisë, qytezë jo larg Anconës, më 1965. Këto poezi merren nga vëllimi i fundit me poezi i Davolit Zjarret (Shtëpia botuese L arcolaio, Forli , 2008).
E Premte, 25 Shkurt 2011 10:14

Gjuha e brezit të dytë imigrant në Greqi

Publikuar në Nr. 26-27 Shkruar nga Nikos Gogonas
Të dhënat nga kërkimet mbi aftësitë gjuhësore të fëmijëve me origjinë shqiptare dhe për modelet e përdorimit të gjuhës brenda familjeve shqiptare tregojnë se brezi i dytë i shqiptarëve në Greqi po e humb gjuhën amtare me shpejtësi.
E Enjte, 27 Tetor 2011 20:01

Ditar i shkurtër kufiri

Publikuar në Nr. 26-27 Shkruar nga Gazmend Kapllani
Unë vuaj, tash sa kohë, nga sindroma e kufirit. Kjo është një sëmundje që vështirë të përshkruhet saktësisht. Ndryshe nga agorafobia apo depresioni, ajo nuk shfaqet në listën e çrregullimeve të njohura mendore. Por, më tej, ndoshta do mundem të paraqes disa prej simptomave të saj. E di që ka edhe plot të tjerë që vuajnë prej saj. Ata që s'e kanë provuar kurrë shtytjen që të kapërcejnë një kufi apo që s'u ka ndodhur t'i kenë kthyer mbrapsh në kufi, e kanë të vështirë të na kuptojnë. Problemi im me kufijtë vjen nga një kohë e largët, nga fëmijëria ime. Sepse, nëse përfundon apo jo me këtë sëmundje, është kryesisht çështje fati: varet se ku ke lindur.Unë linda në Shqipëri.
E Hënë, 31 Tetor 2011 18:59

Poezi

Publikuar në Nr. 26-27 Shkruar nga Romeo Çollaku
Trëndafil i kuq
Faqja 2 nga 5