Revista PERPJEKJA

You are here: Faqja kryesore » Nr. 25
Sunday, 01 Dec 2024

Nr. 25

Tuesday, 25 October 2011 15:12

Editorial: Filmi socrealist dhe qasja ndaj së shkuarës

Published in Nr. 25 Written by Fatos Lubonja
Kinematografia vlerësohej shumë, sepse konsiderohej si arma më e fuqishme e artit, shpesh citohej thënia e Leninit se kinemaja është artileria e rëndë e artit. (cituar nga Esat Musliu, regjisor dhe anëtar i bordit të Qendrës Kombëtare të Filmit). Duke lexuar esenë Kinematografia shqiptare midis nostalgjisë, groteskut dhe të ardhmes të autorëve Artan Puto dhe Eldon Gjikaj, botuar në këtë numër të Përpjekjes, më tërhoqi vëmendjen në mënyrë të veçantë kjo metaforë e Leninit. Ajo na fton ta përfytyrojmë artin si një ushtri në të cilën kinematografia luan rolin më të fuqishëm, por edhe më shkatërrimtar: atë të artilerisë së rëndë. Ajo e fton imagjinatën tonë të përfytyrojë një bombardim rrënues mbi pozicionet e armikut dhe pastaj sulmin e kalorësve dhe këmbësorëve që e pushtojnë tokën armike dhe vendosin aty ligjet e tyre. Dhe duhet të përfytyrojmë se kjo tokë armike nuk është tjetër veçse shoqëria. E pastaj, duke e afruar edhe më objektivin, do të gjejmë se shënjestra e predhave është bash mendja e zemra e njerëzve që e përbëjnë atë. A ka një kontradiktë vetë metafora? A mund të thuhet se mendja dhe zemra e njeriut pushtohet me dhunë? Apo çfarë roli ka arti? A ka ai një…
Ky është titulli i projektit që revista Përpjekja ka zhvilluar në harkun kohor të një viti në bashkëpunim me Observatorin e Ballkanit (Osservatorio sui Balcani, www.osservatoriobalcani.org) me seli në Rovereto të Italisë.
Burimet historike tregojnë se kontakti i parë i shqiptarëve me kinematografinë ka ndodhur përpara se të lindte prodhimi kinematografik shqiptar. Shfaqja e filmave në Shqipëri lidhet me një emër shumë të njohur për kulturën shqiptare, Kolë Idromenon (1860-1939), i vlerësuar si një prej emrave të parë të rëndësishëm të pikturës, fotografisë dhe urbanistikës shqiptare.
Kinemaja dhe politika në Bullgari në vitet e regjimit komunist, kanë një lidhje të dyfishtë, një marrëdhënie të pazgjidhëshme e megjithatë jo monolite, por fluide dhe me tipare ambige.
Objektivi i kësaj eseje është analiza e transformimit të kinematografisë e treguar përmes eksperiencës së njerëzve që kanë punuar në këtë sektor (regjizorë, skenaristë, aktorë, teknikë, producentë, përfaqësues të administratës shtetërorë që mbulonte këtë sektor), duke u kushtuar vëmendje jo vetëm kategorisë klasike të filmave me metrazh të gjatë, por edhe kategorivemë të vogla, si filmat me metrazh të shkurtër, dokumentarët dhe filmat vizatimorë.
  • «
  •  Start 
  •  Prev 
  •  1 
  •  2 
  •  3 
  •  4 
  •  Next 
  •  End 
  • »
Page 1 of 4