Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore » Nr. 24
E Shtunë, 27 Shk 2021

Nr. 24

Nga një vështrim historiko letrar mund të pohojmë se në letërsinë shqiptare zhanri dramatik shfaqet i zbehtë ballafaquar me zhanret e tjera. Sintetikisht rezulton se deri në periudhën e Rilindjes Kombëtare, përfshirë edhe atë vetë, zhanri dramatik është pothuaj mungesor.
E Martë, 25 Tetor 2011 09:55

Logjika dhe gjuha e teksteve tona universitare

Publikuar në Nr. 24 Shkruar nga Hysen Matoshi
Dimensioni i trajtimit në këtë shkrim shtrihet përtej raportit të teksteve tona universitare me gjuhën standarde. Në të vërtetë, përpjekja përqendrohet në interpretimin e procesit të shndërrimit të mendimit në fjalë dhe nxjerrjen e disa përfundimeve përgjithësuese lidhur me nivelin logjik e gjuhësor të teksteve universitare ndër ne. Me interes do të ishte që në këtë kontekst të trajtoheshin edhe ligjëratat e profesorëve universitarë, të cilat gjithashtu janë burim i rëndësishëm i informimit dhe i formimit të studentëve tanë.
Nacionalizmi është pjesë përbërëse e modernitetit. Ringjallja e tij këmbëngulëse sa herë pasi është parashikuar zhdukja, kapërcimi, apo zbutja e tij, ka të bëjëme rolin kritik që ai ka në integrimin kulturor të shoqërive, përballë zhvendosjeve strukturore që sjellin proceset e modernitetit (Delanty & O Mahony, 2002: 130).
E Martë, 25 Tetor 2011 09:58

Ligjërimi i kombit në shkrimet e Faik Konicës

Publikuar në Nr. 24 Shkruar nga Artan Puto
Faik bej Konica (1876-1942) është një figurë e rëndësishme e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, por edhe një figurë e lënë plotësisht në hije deri pak kohë më parë. Gjatë regjimit komunist mori damkën e reaksionarit dhe, për pasojë, mbi veprën e tij nuk mund të bëheshin studime.
Faqja 3 nga 3