Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore » Nr. 24
E Shtunë, 16 Tet 2021

Nr. 24

E Martë, 25 Tetor 2011 09:37

Mayhew

Publikuar në Nr. 24 Shkruar nga William Somerset Maugham
Jetët e shumicës së njerëzve janë të paracaktuara prej mjedisit që i rrethon. Ata i pranojnë rrethanat në mes të të cilave i ka hedhur fati, jo vetëm me nënështrim, por edhe me vullnet të mirë.
E Martë, 25 Tetor 2011 09:42

Mandata, Në urë

Publikuar në Nr. 24 Shkruar nga Heinrich Böll
Ju i njihni ato fole plehrash ku është e kotë të pyesësh përse hekurudha ka ndërtuar atje një stacion; ku pafundësia është ngurrosur mbi nja dy shtëpi të pista dhe një fabrikë gjysmë të rënuar. Rretheqark janë fushat, me mallkimin për të qenë përjetësisht shterpë; janë të paqeta, sepse kurrë ndonjëherë nuk është parë në to ndonjë pemë a këmbanore kishe.
E Martë, 25 Tetor 2011 09:45

Një përkrahës i rregjimit

Publikuar në Nr. 24 Shkruar nga Siegfried Lenz
Në njërën nga fundjavat, ata i ftuan gazetarët që t'u tregonin në vend se sa shumë përkrahës kishte regjimi. Dëshironin të na provonin se gjithë ç'ishte shkruar për këtë krahinë rebele nuk qëndronte.
E Martë, 25 Tetor 2011 09:48

Kujdestari i farit në Aspinwall

Publikuar në Nr. 24 Shkruar nga Henryk Sienkiewicz
Njëherë e një kohë ndodhi që kujdestari i farit në AspinWall, jo shumë larg Panamasë, u zhduk pa lënë gjurmë. Meqenëse u zhduk gjatë një stuhie, të gjithë menduan që fatkeqi do të kishte shkuar deri në skajin e ishullit të vogël shkëmbor, mbi të cilin ishte ndërtuar fari, dhe e kishte përlarë ndonjë dallgë.
E Martë, 25 Tetor 2011 09:51

Mbi stilin

Publikuar në Nr. 24 Shkruar nga Umberto Eco
Termi stile, siç propozohet nga të moçmit e botës latine, deri te stilistika dhe estetika bashkëkohore, ka një histori jo krejtësisht homogjene. Megjithëse është e individualizueshme një bërthamë zanafillore, prej të cilës nga stilus mjeti nga nxirret zanafilla përmesmetonimisë stili bëhet sinonimi shkrimit, domethënë imënyrës së të shprehurit letrarisht, është gjithsesi e vërtetë që kjo mënyrë e të shkruarit do të kuptohet në rrjedhën e shekujve në mënyra dhe intensitet të ndryshëm.
Faqja 2 nga 3