Revista PERPJEKJA

You are here: Faqja kryesore » Nr. 23
Wednesday, 24 Feb 2021

Nr. 23

Konstruktimi në vazhdim pas lufte i dëshmorëve, kujtesës dhe kombit shqiptar në Kosovë ka prodhuar trope ikonike të rezistencës militante të unitetit dhe të pavarësisë kombëtare. Ky vlerësim kritik interpretues, i mbështetur në vite të tërë të angazhimit etnografik dhe politik të autorëve me shqiptarët e Kosovës së pasluftës, fokusohet në krijimin e një master- narrative të përqendruar në flijimin sublim të udhëheqësit kryengritës të UÇK-së, Adem Jashari, i njohur si Komandanti Legjendar.
Sunday, 09 October 2011 08:58

Vecori të sistemit letrar shqiptar në periudhën e romantizmit

Published in Nr. 23 Written by Eldon Gjika
Në mendimin e deritashëm historiko letrar shqiptar, në përgjithësi, mbështetet ideja se zanafilla e letërsisë së re artistike shqiptare i përket fillimit të shekullit XIX, duke datuar me botimin e poemës Këngët eMilosaos të De Radës (1836). Kësisoj, letërsia shqiptare nuk bën përjashtim nga letërsitë e viseve të tjera të Europës lindore e juglindore, ku romantizmi përkon më lindjen e letërsive nacionale dhe ku rëndësia e tij qëndron më fort te nxitja që dha për një përlindje letrare sesa në natyrën e një epoke të thjeshtë të shkrimtarisë. Deri në fillim të shekullit XIX krijimtaria qendrore shpirtërore në jetën e shqiptarëve është letërsia popullore, ndërsa në periudhën e romantizmit ky pozicion i takon letërsisë së kultivuar.
Për shumë studjues është ndoshta një refleks instinktiv që ta mendojnë nacionalizmin si një doktrinë politike e cila hedh poshtë në mënyrë pasionante sundimin e kombit nga të huajt. Në studime të ndryshme, nacionalizmi figuron si ardhës i vonë në botën moderne dhe me një forcë të papërmbajtur për të krijuar kultura dhe shtete krejt të rinj nga rrënojat e perandorive që janë në shkatërrim e sipër. Mbizotërimi i gjatë i teorisë së modernizimit në studimet shkencore sociale mbi nacionalizmin nënkuptonte se ky i fundit shihej si një protagonist kryesor në një histori lineare të modernizimit. Studiuesit gjithashtu pretendojnë se pasi del në skenë, nacionalizmit nuk mund t'i vihet fre ose nuk asgjësohet dot nga skena e historisë (natyrisht, në rast se kjo nuk arrihet me anë të asgjësimit total të një bashkësie kombëtare).
Sunday, 09 October 2011 11:31

Shënime mbi një libër të harruar

Published in Nr. 23 Written by Rigels Halili
Kur përmend autorët, të cilët rihynë në letërsinë shqipe në fillimtë viteve 90 të shekullit të kaluar, fill pas rënies së komunizmit në Shqipëri, Robert Elsie shkruan diçka edhe për Lazër Radin. I arrestuar menjëherë pas çlirimit të Tiranës, në 23 nëntor 1944, Radi u dënua me tridhjetë vjet burgim për veprimtari armiqësore.
Studime të shumta e vendosin gjendjen e minoritetit grek që jeton në jug të Shqipërisë, në kufi me Greqinë, në zemër të marrëdhënieve shpeshherë të tendosura që janë zhvilluar midis dy vendeve, qysh nga koha e krijimit të këtij kufiri në fillim të shekullit të XX-të.
Page 2 of 2