Revista PERPJEKJA
Nr. 17
E Premte, 21 Tetor 2011 08:18
Editorial: Shqipëria dhe Globalizimi
Publikuar në Nr. 17 Shkruar nga Fatos Lubonja
Ndoshta ky numër e meriton më shumë se çdo tjetër emrin që i kemi vënë revistës: Përpjekja. Kjo për arësye se ky numër i kushtohet globalizimit dhe përpjekjes, në këtë rast duhet t ia theksojmë kuptimin e vështirësisë edhe modestisë së pretendimeve. Kjo për arësye se, ndërsa, sikurse thotë një nga autorët e përzgjedhur, Gidens, debati mbi globalizimin mbase është debati më i rëndësishëm që zhvillohet sot në shkencat shoqërore si dhe ato politike, sepse ka një ndikim të fuqishëm mbi botën e teorisë politike dhe shkencat shoqërore, në Shqipëri ky debat thuajse nuk ekziston. Kësisoj, kjo mungesë e ka bërë të vështirë deri gjetjen e autorëve shqiptarë për ta trajtuar këtë temë kaq komplekse në kontekstin e zhvillimeve shqiptare dhe rajonale. Prandaj këtë numër e konsiderojmë si një përpjekje modeste, së pari, për ta bërë disi më të njohur në Shqipëri debatin mbi globalizimin dhe pastaj për ta kontekstualizuar atë.  Pse globalizimi nuk ka hyrë në debatin shqiptar? Ka një sërë arësyesh pse globalizimi dhe debatet rreth tij janë krejt jashtë vemendjes së opinionit publik shqiptar. Ndër arsyet kryesore do të rendisnim: Së pari, debati mbi globalizimin është i ri edhe në Evropë edhe në botë. Ndërkohë që…
Kategorizuar nën
E Premte, 21 Tetor 2011 08:42
Bota që vrapon: Përsëritje e leksioneve Reith
Publikuar në Nr. 17 Shkruar nga Anthony Gidens
Në këtë leksion propozoj të zgjerohem dhe të hedh një vështrim tek temat që diskutova në leksionet Reith të BBC-së në prill të këtij viti. Tema e leksioneve Reith, po ashtu si tema e leksioneve të tanishme, ishte
Kategorizuar nën
E Premte, 21 Tetor 2011 08:50
Premtimi i institucioneve globale
Publikuar në Nr. 17 Shkruar nga Joseph Stiglitz
Burokratët ndërkombëtarë, simbolet pa fytyrë të rendit ekonomik botëror, po sulmohen kudo. Takimet mes teknokratëve të panjohur, më parë të thata dhe mbi çështje mondane si borxhet koncesionale1 dhe kuotat
Kategorizuar nën
E Premte, 21 Tetor 2011 08:51
Ndeshja e globalizimeve
Publikuar në Nr. 17 Shkruar nga Stanley Hofman
Cila është gjendja emarrëdhënieve ndërkombëtare sot? Në vitet '90 vëmendja e specialistëve u përqëndrua tek dizintegrimi i pjesshëm i atyre që përbënin themelet e rendit tradicional botëror, shteteve. Gjatë kësaj
Kategorizuar nën
Artikulli i Samuel Huntington-it, Ndeshja e qytetërimeve, doli në numrin e verës të vitit 1993 të revistës Foreign Affairs dhe tërhoqi menjëherë vëmendjen e shkaktoi një reagim të papritur. Meqënëse qëllimi i
Kategorizuar nën
- «
- Fillo
- Paraardhesi
- 1
- 2
- 3
- Pasardhesi
- Fundi
- »