Revista PERPJEKJA
Nr. 15-16
E Enjte, 20 Tetor 2011 12:08
Editorial: Mbi nevojën e dekonstruktimit të miteve
Publikuar në Nr. 15-16 Shkruar nga Fatos Lubonja
Dynumërshi 15-16 i Përpjekjes përmbledh punimet e konferencës me temë Roli i miteve në historinë dhe zhvillimin e Shqipërisë që u mbajt në Londër nga 1 deri më 3 qershor 1999, organizuar nga School for Slavonic Studies (seksioni për Shqipërinë), Universiteti i Londrës me kujdesin e veçantë të drejtueses të këtij seksioni Stephanie Schwandner-Sievers. Shumica e kumtesave që u paraqitën në këtë konferencë janë, në thelb, një zbërthim i historisë së ndërtimit të miteve në funksion të momenteve historike dhe politike që kalonte ngjizja e kombit shqiptar, madje, shpesh, në funksion të ndërtimit të instrumenteve ideologjikë të pushtetit.  Mjaft syresh nuk janë tjetër veçse një ballafaqim i miteve më të rëndësishme shqiptare me historinë e Shqipërisë, ose i historisë ashtu siç e kanë përpunuar dhe pastaj njohur shqiptarët nëpërmjet frymës së romantikës nacionaliste, (kur bëhet fjalë për mitet e kapërcyellit të shekullit XIX) dhe asaj nacional - komuniste (kur bëhet fjalë për mitet e përpunuara në kohën e Enver Hoxhës) me historinë ashtu siç ka qenë në të vërtetë sipas shkencave historike. Mirëpo në pohimin e mësipërm dalin dy probleme të mëdha: Duke patur parasysh se, ashtu sikurse thotë George Schopflin në fjalën hyrëse, miti është formë e organizimit…
Kategorizuar nën
E Enjte, 20 Tetor 2011 12:09
Natyra e mitit: Disa aspekte teorike
Publikuar në Nr. 15-16 Shkruar nga George Schopflin
Ka dy kuptime të mitit. Ai zakonisht nënkupton një histori, një trillim, një fabul, diçka që ne nuk e besojmë. Ky është kuptimi më i përhapur, ai që ndeshim në shtyp. Këtu unë nuk do ta shoh në këtë drejtim. Së pari, miti është një tërësi e veçantë idesh me një
Kategorizuar nën
E Enjte, 20 Tetor 2011 12:10
Fenomeni nacionalizëm dhe kriza shqiptare
Publikuar në Nr. 15-16 Shkruar nga Piro Misha
Në thuajse tërë gjuhët e Europës fjala nacionalizëm mbart sot një domethënie negative. Përjashtim bën deri diku anglishtja, ku ndodh që kjo fjalë të përdoret edhe me një domethënie thjeshtë neutrale e përshkruese. Në të vërtetë vështirë të gjesh sot një
Kategorizuar nën
E Enjte, 20 Tetor 2011 12:11
Feja e shqiptarit është shqiptaria: mit apo konstruktim historik
Publikuar në Nr. 15-16 Shkruar nga Artan Puto
Ky shkrim është një përpjekje për të shpjeguar natyrën dhe rolin që shqiptarizmi ka luajtur në periudha të ndryshme të historisë së Shqipërisë. Ne do të shqyrtojmë nëse ai është një mit, i ardhur nga një trashëgimi e kulturës dhe e traditës, apo kemi të bëjmë me një produkt ideologjik të shfaqur në një moment të caktuar historik.
Kategorizuar nën
E Enjte, 20 Tetor 2011 12:13
Miti i Ali Pashës dhe bektashinjtë
Publikuar në Nr. 15-16 Shkruar nga Nathalie Clayer
Përsa i përket përhapjes së fesë ndërmjet shqiptarëve, ne përballemi me shumë mite rreth saj: me mitin e nivelit sipërfaqësor të fesë; me atë të tolerancës së jashtëzakonshme fetare; të konvertimit në islamizëm për të ruajtur identitetin kombëtar dhe etnik
Kategorizuar nën