Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore » Nr. 8
E Mërkurë, 27 Tet 2021

Nr. 8

E Dielë, 13 Nëntor 2011 10:57

Poezi anglo-amerikane

Publikuar në Nr. 8 Shkruar nga Thomas Moore, William Blake, Karl Sandberg, Allen Ginsberg
Shqipëroi Andi Bejtja VARRI I SHQETËSUAR (Baladë e vjetër anonime angleze) Era lehtë po fryn sot e dashurpo rigon dhe pakëz shi;Ngaher veç një të dashur kam pasurTani prehet nën dhè të zi.Për të dashurën e vdekur do bëjAq sa ç mund të bëjë një i ri;Do ulem dhe mbi varr të saj do qajpër një vit e për një ditë .Një vit e një ditë u mbushën plot,E vdekura zu të flasë;Oh, mbi varrin tim kush po derdh kaq lotDhe aspak nuk më le të flë?Jam unë e dashur, mbi varr ulurTë flësh aspak nuk të le, jo;Të puth dua buzën e përbaltur,Dëshirë sfilitëse kjo.Ti do këto buzë të akullta;Por goja më vjen era dhè;Nëse puth buzët e përbalturadije, të gjatë nuk e ke.Kujto kopështin e blertë i dashurKu ne shëtisnim lumturishtLulja më e bukur që pat çelurVyshkur është padukshmërisht.Lulja u kalb e u tha i dashurDhe zemrat thahen po ashtu;Kështu pra jetën gëzoje i dashurPa ardhur akoma këtu. -----------Thomas Moore DRITA E DITËVE QË SHKUAN Shpesh, në qetësin e natëspërpara se gjumi të më marrëKujtim i ëmbël sjell dritënE ditëve që shkuan e vanë;Dhe qeshjet dhe lotëtKur isha i vogëlFjalët e dashurisë në marri;Sytë dritëmbushurTani shkëlqimhumburZemrat gëzimplote…
E Dielë, 13 Nëntor 2011 11:04

Ata të ankthit

Publikuar në Nr. 8 Shkruar nga Dino Buzzati
Shqipëroi Redi Skënderi Ndërkohë që njerëzit merreshin me fatin e tyre, punonin, flinin, ushqeheshin, bisedonin, një grup i vogël, i paisur me tru të veçantë, qëndronte mënjanë, në një cep, me fytyra gjithnjë serioze. Ishin ata që ndjenin ankth. Ndonjë qytetar që kalonte atypari i përshëndeste:
E Mërkurë, 16 Nëntor 2011 08:26

Estetika në Bizant

Publikuar në Nr. 8 Shkruar nga Shkëlzen Maliqi
Shkencat historike me orientim evropocentrik për një kohë të gjatë i janë përmbajtur një paragjykimi, sipas të cilit civilizimi bizantin ka qenë një lloj mishi i egër aziatik në tokën e Evropës.
E Mërkurë, 16 Nëntor 2011 08:31

Ebrejtë shqiptarë

Publikuar në Nr. 8 Shkruar nga Artan Puto
Pas kontakteve të para izraelito-shqiptare të viteve 1934-1935, në burimet tona arkivore vërehet një pauzë e cila vazhdon gjatë gjithë vitit pasardhës. Interesimi i autoriteteve shqiptare për ebrejtë rishfaqet papritur në fillim të vitit 1937.
E Mërkurë, 16 Nëntor 2011 08:34

Mbi Vermmer-in

Publikuar në Nr. 8 Shkruar nga Ehat Musa
Muzeu Mauritshuis në Hagë paraqiti, si vazhdim i ekspozitës së Galerisë Kombëtare të Arteve të Uashingtonit, një retrospektivë kushtuar veprave të piktorit Johannes Vermeer (1632-1675). Kjo ekspozitë ka kërkuar durim, punë dhe diplomaci shumë të madhe, por edhe më se katër milion dollarë.
Faqja 3 nga 4