Revista PERPJEKJA
LOADING
PREV
NEXT
Fac sapias et liber eris
Bëhu i ditur që të jesh i lirë
Nr. 36-37
Monday, 24 May 2021 17:16
Editorial: Historiografia shqiptare - Nevoja për ndryshim paradigmash
Published in Nr. 36-37 Written by Fatos Lubonja
Si kronologji e historisë ky dynumërsh i Përpjekjes duhet të vendoset midis dynumërshit 28-29 të titulluar Skënderbeu i kërkimit shkencor (pranverë-vjeshtë 2012), që merret me periudhën e Skënderbeut, dhe dynumërshit 30-31 të titulluar Pavarësia (pranverë-vjeshtë 2013) që merret me periudhën e Pavarësisë. Synimi i tij është që, si edhe në ata numra, të sjellë dy lloj kontributesh: së pari rishkrimin e historisë nëpërmjet botimit të studiuesve që kanë përdorur metoda studimore të kohës, larg atyre ideologjizuese të nacional-romanticizmit të Rilindjes dhe nacional-komunizmit të regjimit totalitar, ende dominuese nëpër qarqet tona akademike, universitare dhe në masën e shqiptarëve; së dyti, të botojë shkrime kritike studiuesish që janë marrë me dekonstruktimin e miteve (konstrukteve historike) të ndërtuar nëpërmjet asaj historiografie. Kuptohet se një pjesë e këtyre studiuesve, veçanërisht ata që e njohin mirë historiografinë shqiptare, i kanë bërë të dyja këto punë, që i konsiderojmë fondamentale për t’i çliruar shqiptarët nga zgjedha e paradigmave të vjetra të cilat i kanë penguar ata ta njohin e interpretojnë historinë e tyre në kompleksitetin e vet, e për pasojë, ta kuptojnë më mirë vetveten dhe realitetet që kanë ndërtuar përgjatë shekullit të XX deri në të sotmen. * * * Ndërsa dy periudhat e trajtuara…
Monday, 24 May 2021 17:38
Gratë e Avlonya-s (Vlorës) rreth gjysmës së shekullit XVI (sipas akteve të kadinjve)
Published in Nr. 36-37 Written by Gilles Veinstein
Monday, 24 May 2021 17:38
Solidariteti etniko-krahinor (i xhinsit) në establishmentin osman të shekullit XVII
Published in Nr. 36-37 Written by Metin Ibrahim Kunt
Monday, 24 May 2021 17:39
Migrimi në “Stambollin e Madh” gjatë shekullit XVIII sipas pasqyrimit në regjistrat e Kadinjve të Eyüp-it
Published in Nr. 36-37 Written by Suraiya Faroqhi
Monday, 24 May 2021 17:39