Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore » Vangjel Koça
E Dielë, 01 Dhj 2024

Vangjel Koça

Përpjekja e jonë

E Martë, 25 Tetor 2011 09:25 Publikuar në Nr. 24

Një mik më kujtoi sot se përpjekja jonë në periodën e e jetës shqiptare që po kalojmë është një mundim i kotë, sepse mungon rrethi që ta kuptojë dhe të vihet nën flamurin e saj. Një gjë fare e drejtë! Mirëpo kjo nuk do të thotë se njeriu s duhet të përpiqet që të përgatitë udhën për një tjetër periodë jete më të lartë dhe me kuptim më të gjerë. Ideja s'mundet të triumfojëme një herë, po,më parë duhet të shkojë nëpër disa faza gjer sa të arrijë në fazën që të kuptohet, të çmohet, të ndjehet dhe të mbretërojë në mendjet dhe shpirtrat e të gjithëve. Faza e parë e predikimit të një ideje është një fazë donkishoteske, dhe pikërisht këtë fazë po kalon sot përpjekja jonë.