Revista PERPJEKJA

LOADING
PREV
NEXT
http://revistaperpjekja.org/components/com_gk3_photoslide/thumbs_big/333134Banner_.png

Fac sapias et liber eris

  Bëhu i ditur që të jesh i lirë

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Dielë, 25 Sht 2016

Nr. 32-33

E Enjte, 22 Maj 2014 12:07

Dy fjalë hyrëse

Publikuar në Nr. 32-33 Shkruar nga Fatos Lubonja
Pas disa muajsh, mbushen njëzet vjet nga botimi i numrit të parë të revistës Përpjekja, me moton Bëhu i ditur të jesh i lirë. Synimi i saj, që në numrin e parë, ka qenë çdogmatizimi i mendjeve të shqiptarëve nëpërmjet dekonstruktimit me frymë antiautoritare të miteve të ideologjisë nacional-komuniste të pushtetit diktatorial dhe zhvillimit të frymës kritike, si rrugë e domosdoshme për të ndërtuar një kulturë të re demokratike dhe marrëdhënie të re midis pushtetit dhe dijes. Ajo që konstatojmë, pas njëzet vjetësh, është se kjo kulturë dhe dije e re vazhdon të mbetet në pakicë. Nëse do të huazonim fjalët e një poeti të njohur, shumica, e mbrujtur me frymën e kulturës së trashëguar, vazhdon të dominojë në shoqëri "e ngopur" dhe "e pandëshkuar", "si një sëmundje", "si një fatkeqësi", "si një anestezi", "si një zakon". Dhe, sigurisht, kjo "anestezi" ka autorët e saj: një elitë të tërë të edukuar me frymën e shërbimit ndaj pushtetit, i cili vazhdon të sundojë e abuzojë duke kultivuar injorancë dhe nënshtrim. Por edhe Përpjekja vazhdon të notojë kundër rrymës, pa iu bindur "ligjeve të tufës", që jo rrallë merr trajtat e një injorance të egër në veprim.
Shqiptarët kanë përjetuar në shekullin XX ngjarje të mëdha, momente solemne e çaste kritike, pushtues të huaj e diktatorë vendas, përmbysje rrënjësore, transformacione intensive e tranzicione problematike. Historia e Shqipërisë në shekullin XX është historia e cezurave të shumta e të thella. Në harkun kohor mes „kohës osmane“ dhe „tranzicionit paskomunist“ shoqëritë shqiptare iu nënshtruan disa herë kthesave rrënjësore politike të shoqëruara me pasoja të ndjeshme sociale e kulturore. Kjo e bën historinë e Shqipërisë së shekullit XX një objekt studimi sa interesant, aq edhe të vështirë. Për më tepër, dy faktorë shtesë e bëjnë hulumtimin e kësaj periudhe edhe më sfidues: Së pari, përpos përshtypjes, që mund të krijohet nga numri i madh i shkrimeve publicistike e gazetareske, njohuritë tona shkencore mbi shumë aspekte të historisë së Shqipërisë në këtë periudhë janë ende të kufizuara. Së dyti, afërsia kohore dhe aktualiteti politik i temave të historisë bashkëkohore ushtrojnë presion tek historianët dhe e bëjnë hulumtimin e tyre një çështje njëkohësisht të rëndësishme, por edhe shumë delikate. Ky numër paraqet një „përpjekje“ për të „ndriçuar“ aspekte të ndryshme të historisë së Shqipërisë në shekullin XX nga perspektiva e displinave të ndryshme shkencore si antropologji, histori, shkenca politike, teologjike dhe linguistike.…
Faqja 1 nga 4