Revista PERPJEKJA

LOADING
PREV
NEXT
http://revistaperpjekja.org/components/com_gk3_photoslide/thumbs_big/696447kopertina_36_37.jpg

Fac sapias et liber eris

  Bëhu i ditur që të jesh i lirë

Ndodheni këtu: Faqja kryesore » Nr. 3 » Disa plane për emigrimin e çifutëve në Shqipëri
E Martë, 30 Pri 2024
E Dielë, 09 Tetor 2011 20:02

Disa plane për emigrimin e çifutëve në Shqipëri

Në fillim të vitit 1934 shohim se qarqet çifute fillojnë të interesohen për Shqipërinë. Është fjala për disa plane të organizatave sioniste lidhur me shpërnguljen dhe stabilizimin në vendin tonë të mijëra ebrejve të ikur nga Gjermania naziste. Për të

kuptuar më mirë se çfarë përfaqësonin këto përpjekje është e nevojshme t'i hedhim një sy kuadrit politik ndërkombëtar të asaj kohe.
Dihet mirë se ardhja në fuqi e Hitlerit në vitin 1933 shënoi për ebrejtë e Gjermanisë fillimin e një periudhe të vështirë diskriminimi, persekutimi dhe më në fund genocidi. Në këto kushte bëhej e qartë se për ta nuk kishte rrugë tjetër shpëtimi veçse ikja në vende të tjera më të sigurta. Emigrimi i një mase aq të madhe njerëzish shtronte përpara dy probleme kryesore: i pari kishte të bënte me zgjedhjen e një vendi të përshtatshëm, ku mund të stabilizoheshin këta refugjatë dhe, i dyti, me mënyrën se si do të shpërnguleshin ata. Përsa i përket të parit, ishte menduar që emigrantët e shpërngulur nga Gjermania të shkonin në Palestinë. U zgjodh Palestina, sepse pikërisht aty ishte parashikuar të krijohej shteti i ardhshëm çifut. Problemi i dytë ishte më i vështirë. Si do të realizohej kjo shpërngulje masive drejt Lindjes së Mesme?