Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Enjte, 02 Maj 2024
E Mërkurë, 12 Tetor 2011 09:21

Tetë poezi

Fallusi - direku
i anijes pa flamur.


Erërat e marra të fantazisë
e degdisin detrave të epsheve.


shtator 93


* * *


Bie dëborë,
Dhe unë për herë të parë,
Arrij të shoh se,
Ç ngjyrë paskan petalet e,
TRISHTIMIT.

Shkurt 93


* * *
Nata - shurrë e ngjyrosur
Që i rrjedh shalëve
Kohës së përdhunuar

 

Nëntor 92

* * *

Ai trokiti në derën e nevojtores
dhe thirri:
Eja shpejt. Revolucioni filloi.
Vafsh në djall, ja ktheva,
Lermë të shijoj në paqe,
aktin emrekullueshëmtë jashtëqitjes.
Dola nga nevojtoreja
dhe harrova të lëshoj ujin.
Qyteti qelbej nga të pëgërat.

mars 94


* * *

Çarls Bukovskit
Ditën e vdekjes,
9 mars 1994.

* * *
Një monument,
Njerëzimit i lipset
vetëm
një monument.
Le t imarrim
t i shkrijmë
shtatoret
e mbretërve,
gjeneralëve,
shkrimtarëve,
filozofëve,
diktatorëve
e gjithë psikopatëve
e idhujve të rremë
dhe me bronxin e tyre
t iu ngrejmë
një monument
PROSTITUTAVE.

* * *

Rri shtrirë në kokërr të shpinës
Dhe sytë i mbaj nga tavani.
Në qoshk një pezhishkë.
Një mizë ka ngecur keqazi
Në dantellën e saj.

Gusht 93

* * *

Në pezhishkën e kotësisë sime
Kam ngecur e rri pezull
Dhe pres Mortjen
Që çapitet me hapa të ngadaltë.

Gusht 93

* * *

Errësira rëndon mbi kurmet lakuriq -
rrasë varri.
Agu çapitet vjedhurazi
dhe vjen ta shkallmojë
Medet! Liria
më duket fare e kotë.

Mars 94

* * *
Jargavitur nga epshi
yjet sodisin
striptizin e Hënës
tek zhvesh
të linjtat e bardha -
shkumë resh.

Shkurt 94

* * *
Vrava veten
rashë në gjumë
kur u zgjova
vdekja qe larguar
u ngrita
u vesha
dola në rrugë
i propozova
femrës së parë
që takova
nuk më pranoi
hyra në bar
piva dhe u deha
u ktheva në shtëpi
vdekja
më priste buzagaz
në duar
mbante lule të bardha
pa aromë
artificiale
ramë në shtrat
u shkërdhyem