Revista PERPJEKJA

You are here: Faqja kryesore
Wednesday, 01 May 2024
Wednesday, 12 October 2011 17:33

Mbi interpretimin

Ehat Musa është nga ata artistë shqiptarë që bëjnë emër në skenat e botës pa bërtitur shumë. Nuk u bërtet as arti, as kombësia. S'po përmendimkëtu as artistët shqiptarë që pakëz thirrën apo u çorën në Perëndim, as ata të tjerët që bënë

vërtet art të madh duke e fshehur gjithësesi se ishin shqiptarë. Të dyja palët i brohoritëm në atdhe si krenari kombëtare, të etur siç jemi për një Plejadë, edhe ne. Në të vërtetë Ehati është shtetas francez që prej viteve 80, koha kur filloi të dëgjohet në Paris e në shumë qytete të botës si interpretues virtuoz kompozitorësh klasikë në kitarë. Kishte kryer studime në Beograd, më pas në Itali. Sot jep mësim në konservator të Parisit dhe ka një diskografi të shquar, me interpretime nga Bah, Sor/Paganini, Villa-Lobos etj. Revistat e specializuara, por edhe gazeta të përditshme, emrin e tij e përmendin si atë të një maestroje të mbaruar. Stuttgarter Zeitung e quan, bie fjala, mjeshtër të delikatesës së interpretimit, Pravda stilin e tij e cilësonte dikur si të mbështjellë nga ëmbëlsia e qetësia, ndërsa Le Nouvel Observateur është emendimit se Musa bën pjesë në oborrin e të mëdhenjve.

Në kopshtin e shtëpisë së tij parisiene, ndërkohë që zhurma e qytetit të madh na mbërrinte si sfond, ashtu si dhe Shqipëria e bisedave tona, vura re se fliste një shqipe të kulluar letrare. Ishte hera e parë që hasja gjë të tillë te një shqiptar të Kosovës, sado që kam takuar me mijëra! Sepse kosovarët ose flasin gegënishte të kulluar veriperëndimore, ose e bastardojnë gjuhën duke e kthyer në zhargon, ose, nën stresin e toskërsishtes sonë të normuar bëjnë gabime të çuditshme tëtipit kam me menduar apo jam shkuar. Ndërsa Ehati e ekzekutonte letrarishten shqipe si të ishte ndonjë tokatë e lehtë Jugu, vërtet e vështirë për masën, por jo për veriorin me shqisa fine.

Po kaq më habiti angazhimi i tij intelektual si dhe njohja e imtë e skenës shqiptare në Francë. Artist që nuk gjen asnjë arsye ta mohojë kombësinë, meditues që s'mërzitet nga sherret e vazhdueshme dhe intrigat e skenës, gjithmonë me shpresë se edhe kultura shqipe një ditë do të jetë ndër ato që i fal njeriut krenari dhe identitet. Në gjuhën e kësaj kulture mediton Ehat Musa edhe për artin e vet; një sprovë të vogël na e dha për revistën Përpjekja, e cila ia kishte fituar zemrën.

 

Ardian Klosi