Revista PERPJEKJA

LOADING
PREV
NEXT
http://revistaperpjekja.org/components/com_gk3_photoslide/thumbs_big/696447kopertina_36_37.jpg

Fac sapias et liber eris

  Bëhu i ditur që të jesh i lirë

Ndodheni këtu: Faqja kryesore » Nr. 9 » Shqiptarët në Italinë Qendrore në fund të Mesjetës: Nga emigrimi te integrimi
E Premte, 03 Maj 2024
E Hënë, 17 Tetor 2011 09:36

Shqiptarët në Italinë Qendrore në fund të Mesjetës: Nga emigrimi te integrimi

Megjithëse problemi i migrimeve ka tërhequr gjithmonë vëmëndjen e historianit të Mesjetës, përsëri rrallëhere ndodh që ai të shtjerë në dorë një fond arkivor të bollshëm që t'i japë mundësi të studiojë nga afër origjinën, mekanizmat dhe pasojat e

tyre: në këtë vështrim, arkivat publike dhe mbi të gjitha ato noteriale të Italisë Qëndrore janë pa dyshim të pakrahasueshme, pasi përmes njoftimeve mjaft të gjalla ato e rrisin më tej saktësinë duke na lejuar të depërtojmë deri në aspektet më njerëzore të problemit të migrimit. Në këtë zonë, e cila shtrihet nga Romanja Jugore deri në kufijtë e Abrucos dhe të Umbrias, nëpër të cilën kanë kaluar dhe janë vendosur një numër i madh të huajsh, ne do të ndalemi në një fakt veçanërisht të dokumentuar, atë që ka të bëjë me migrimin e shqiptarëve në shekujt XIV dhe XV, i cili, sipas mendimit tonë, përveç interesit ngushtësisht historik na bën ta kuptojmë më mirë fatin që i pret emigrantët e ditëve tona, vazhdimisht të kërcënuar nga rreziku i dëbimit dhe i asimilimit. Ky shqetësim ka ndikuar mjaft që çprej 20 vjetësh ky problem të tërheqë vëmendjen e historianëve italianë, e para së gjithash duhet të vlerësojmë këtu punimet e Sergio Anselmit. Të shtyrë nga të njëjtat preokupime ne kemi filluar studimin sistematik të arkivave lokale të Ankonës, Senigalias, Pesaros, Fanos, shumë dokumente të të cilëve janë duke parë dritën e botimit.