Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Dielë, 28 Pri 2024
E Hënë, 17 Tetor 2011 10:11

Lëvizja politike e shqiptaro - amerikanëve

Lëvizja politike e shqiptaro - amerikanëve ka kaluar në tri etapa:

- vetidentifikimi kombëtar,
- antikomunizmi
- çështja e Kosovës.
Secila nga këto lëvizje lidhet me mbërritjen në Amerikë të emigrantëve respektivë të cilët kanë ndjerë nevojën të paraqesin shqetësimet e tyre në organizatat shqiptaro-amerikane tashmë të krijuara ose, në raste të tjera, të shkëputen dhe të krijojnë grupet e tyre. Ashtu si shumë komunitete emigrantësh edhe ai shqiptar gjeti në SHBA një tempull prej ku mund të drejtonte kritikat ndaj vendit të vet ose ndaj pushtuesit të tij thotë historiani amerikan Jim Shenton i Universitetit të Kolumbias. Megjithatë, ashtu si shumë studiues, dr. Shenton shpejton të verë në dukje faktin se edhe sot ka një mungesë njohjeje lidhur me Shqipërinë dhe shqiptarët. Ata janë të pranishëm, por jo të identifikueshëm.