Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore » Njoftime » Nr. 9 » Stavro Skëndi
E Shtunë, 18 Maj 2024
E Hënë, 17 Tetor 2011 10:17

Stavro Skëndi

Më 4 tetor 1980 Shoqëria për Studime Shqiptare në Shtetet e Bashkuara organizoi një mbrëmje tributi për profesor Stavro Skëndin. Studiues shqiptarë dhe amerikanë u mblodhën për të shprehur vlerësimin e tyre për punën e dr. Skëndit lidhur me Shqipërinë dhe Ballkanin.

Dr. Nikolla Pano foli për Skëndin duke e cilësuar dekan të studimeve shqiptare në Amerikë. Peter R. Prifti, Elez Biberaj dhe akademikë të tjerë të shquar folën rreth punës së Skëndit në fushën e historisë, gjuhësisë, letërsisë, shkencave politike dhe kulturës. Nëntë vjet më vonë Skëndi vdiq duke lënë një trashëgimi punimesh të botuara dhe të pabotuara mbi tema të tilla, si: lëvizja kombëtare shqiptare, gjuha dhe letërsia shqipe, feja në Shqipëri dhe në Ballkan, çështja e Epirit të Veriut dhe një numër artikujsh e studimesh krahasuese.