Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Mërkurë, 01 Maj 2024
E Hënë, 17 Tetor 2011 10:20

Mendimi politik dhe veprimtarija kryengritëse shqiptare 1881- 1912

Ngjarjet historike të rilindjes sonë kombëtare, prej Kongresit të Berlinit (1878) gjer në shpalljen e pamvarësisë (1912), sa të pasura aqë edhe të kokllavitura në vet-vete, pritnin shkollarin dhe studionjësin që t'i shfletësonte, t'i shoshitte, t'i lidhte njerën me tjetrën, dhe t'i nxirrte në dritë.

Këtë vepër historije, nevoja e së cilës ndihej me kohë përmbrënda edhe përjashta vêndit tonë, e plotësojë, mbas një studimi të thellë, Dr. Stavro Skendi, profesor i studimeve shqiptare dhe ballkanike në Columbia University. Studimi i Dr. Skendit u-botua inglisht në rivistën Südost Forsehungen (vëllimi XIII) i Südost Institut-it të Munehen-it, në Gjermani. Me përkthimin e këtij studimi Z. Sejfi Protopapa po u bên një shërbim bashkëatdhetarvet të tij, sidomos sot që vuajnë moralisht dhe shpirtërisht si pasonjë të gabimeve dhe të metave q'u ngjasin shumë atyre nga të cilat vuanin patriotët e rilindjes sonë kombëtare. Po të qe që historija e rilindjes shqiptare të studiohej me vemêndje, shumë nga këto gabime dhe të meta mund të bêheshin mësime për patriotët e sotmë. Kjo êsht një tjetër arësye e ribotimit në shqipet dhe në formë libërthi të këtij studimi të Dr. Skendit, i cili do të gjênte çpërblimin e merituarshëm kur të shiheshin përpjekjet e tanishme shqiptare në rrugë të mbarë.