Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Premte, 03 Maj 2024
E Hënë, 17 Tetor 2011 11:40

Privatësia në regjimin totalitar

Është shkruar e folur shumë në Shqipëri për shkeljen e lirive dhe të drejtave të njeriut në regjimin totalitar. Për burgjet, përgjimet, spiunimet, shtrëngimet e gjithfarësojëshme që i imponoi qytetarëve të tij shteti

komunist, ashtu sikurse dhe për frikën dhe larjen e truve. Por kjo dukuri nuk është trajtuar asnjëherë në kontekstin e privacy -s. Mesa di, askush tjetër ndër shkrimtarët dhe eseistët e vendit tim nuk e ka bërë këtë. Kjo thjeshtë sepse privacy, si hapësirë personale, si e drejtë për të qenë vetëm, si dimension i lirisë nuk ka ekzistuar as si koncept në kulturën tonë të mbresuarfort nga totalitarizmi. Madje mungon edhe vetë termi i duhur. Mund të përkthehet me togfjalëshin jetë private por nuk është e njëjta gjë. Ajo çka dua të paraqes këtu është thjesht procesi im i të menduarit mbi këtë temë, nëpërmjet zhvillimit të një sërë argumentesh dhe shtjellimit të disa përvojave personale.