Revista PERPJEKJA

You are here: Faqja kryesore
Saturday, 27 Apr 2024
Tuesday, 18 October 2011 10:40

Përgjigje letrës së një miku që e la Shqipërinë

I dashur mik


Me letrën tënde të mbushur cyt me përshtypjet, emocionet dhe mundësitë e mëdha që të ka hapur jeta në SHBA më kujtove një nga përkthimet e mija të kahershme të burgut, kur, mbas vdekjes së Hoxhës, filluam të fusnim në kampin e Spaçit

ndonjë libër. Na erdhi edhe një metodë e frëngjishtes, Langue et civilisation française. Në sprovat e mija me këtë libër përktheva edhe fragmente nga disa prej autorëve të shquar frëngë, e mes tyre edhe një fragment nga Nourriture terrestre të Andre Zhidit. Meqënëse tekstin e kam në kompjuter, është i shkurtër dhe ka frymën e letrës tënde, po e riprodhoj të gjithin: TË JESH I LIRË, GJITHMONË I LIRË, PLOTËSISHT I LIRË (Etre disponible, toujour disponible, tout entier disponible).

Në moshën tetëmbëdhjetëvejeçare, kur sapo kisha mbaruar studimet e para, me një gjendje mendore të lodhur nga puna, me zemrën pa dashuri, i neveritur nga jeta dhe me një trup të rraskapitur, nisa ravgimet e mija pa patur ndonjë qëllim të caktuar, thjesht i shtyrë nga hovet dhe luhatjet e pasioneve endacake.