Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Premte, 03 Maj 2024
E Martë, 18 Tetor 2011 10:47

Historia e filozofisë Evropiane nga Rilindja e këtej

Lajbnici

Teoria e harmonisë së paravendosur ndryshon në një pikë të rëndësishme nga sistemi okazionalist. Ky i fundit e pranon ndërhyrjen e posaçme të Hyjnisë sa herë bëhet fjalë për të akorduar shpirtin me organizmin fizik. Kjo ndërhyrje konsiston në

përshtatjen e shpirtit sipas trupit ose të trupit sipas vullneteve të shpirtit. Sipas Lajbnicit, bashkërendimi i lëvizjeve të trupit me gjendjet e shpirtit është efekt i perfeksionit të veprës së krijuesit, ashtu sikurse sinkronizimi i përhershëm i dy sahatëve të mirë është rezultat i aftësisë së mekanikëve që i kanë ndërtuar. Sipas Lajbnicit, ata që pranojnë një ndërhyrje të vazhdueshme të krijuesit në veprën e tij e konsiderojnë Zotin një sahatçi të ngathët, i cili, duke qenë i paaftë të ndërtojë një mekanizëm të përsosur, detyrohet të fusë e rifusë duart në atë që ka ndërtuar. Zoti jo vetëm që nuk ndërhyn në çdo moment, por ai nuk ndërhyn kurrë.
Z. Njuton dhe pasonjësit e tij kanë një opinion tepër qesharak për Zotin dhe veprën e tij. Sipas tyre, Zoti ka nevojë ta riparojë kohë pas kohe sahatin e tij, përndryshe ky do të reshtte së punuari; pra, ai nuk ka aftësinë t i japë sahatit një lëvizje të përhershme. Madje, gjithë sipas tyre, kjo makinë e Zotit është aq e papërsosur sa ai detyrohet herë pas here ta pastrojë nëpërmjet ndërhyrjesh të jashtëzakonshme; ta rregullojë ashtu siç rregullon një sahatçi punimin e tij; dhe ky sahatçi do të jetë aq më i paaftë në profesion sa më shpesh të jetë i detyruar të prekë e të korrigjojë. Kurse sistemi im bën që trupat të veprojnë sikur të mos ekzistonin aspak shpirtrat, shpirtrat sikur të mos ekzistonin trupat dhe, njëherësh, të dy palët të veprojnë sikur të influenconin ndërsjelltazi tek njëri-tjetri.

 

Zëra të ngjashëm (sipas fushës)

Më tepër në këtë kategori: « Mbi huazimet italiane në gjuhën shqipe