Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Shtunë, 27 Pri 2024
E Mërkurë, 19 Tetor 2011 08:29

Demonstratë në Bonn kundër dhunës dhe diktaturës në Shqipëri

Më 22.2.1997 pranë ambasadës shqiptare në Bonn u zhvillua një demonstratë e miting që zgjati rreth dy orë. Të pranishmit mbanin në duar parrulla si Kundër dhunës dhe diktaturës së Berishës, Shtet dinjitoz dhe jo mafioz, Ndal dhunës ndaj intelektualëve!, fotografi të mëdha intelektualësh të gjymtuar si Edi Rama etj.

Njerëzit e shumtë që kishin ardhur nga qytete të ndryshme të Gjermanisë, ndërkohë që prapa perdeve të ambasadës një kamera e kujdesshme regjistronte fytyrat e të pranishmëve, dëgjuan fjalën e Dr. Ardian Klosit dhe të Dr. Michael Schmidt Nekes. Folën edhe gazetarët Arben Ruka e Pal Delija. U dëgjuan gjithashtu muzikë e poetë shqiptarë, bashkë me kore si poshtë qeveria, kundër dhunës dhe për demokracinë e vërtetë. Po botojmë këtu pjesë nga fjala e Ardian Klosit e nga ajo e Michael Schmidt Nekes.