Revista PERPJEKJA

You are here: Faqja kryesore
Thursday, 02 May 2024
Wednesday, 19 October 2011 08:46

Përpara fillimit të trazirave

Premtimi i mashtruesit të Shqipërisë - Do t'i shlyej unë të gjithë ata që kanë humbur paratë, (La Repubblica, 17 shkurt 1997, Renato Caprile) Helikopterët e tij mitikë, të bardhë me shënjën e kaltërt të VEFA Holding, qëndrojnë prej ditësh palëvizur në një vënd të hapur të Parkut të Tiranës midis çifteve të të dashuruarve dhe shtepive te vogla.

Shënjë kjo që tregon se pronari i tyre i fuqishëm Vehbi Alimuçaj, kapua croupier (ai qe mbledh paratë në kazino) i tavolines jeshile (ngjyra e tavolinave te kazinove) shqiptare-ku deri nje muaj me parë të tërë vinin dhe fitonin para- nuk është zhdukur. Nuk avulloi si Ferdinand Kamberi, titullari i firmës së dytë mashtruese ne vend. Jo, zotnia VEFA qëndroi në vendin e tij, në skrivaninë e tij në sheshin Avni Rustemi, në zyrën-pazar të katit të fundit të një pallati të vogël të bukur, selia e shumë të përfolurës kompani. Me thënë të drejtën ai kishte tentuar t ia mbathte përtej oqeanit disa ditë më parë, por amerikanët ia kishin mohuar vizën dhe kështu pas 24 orësh meditimi mes maleve të vendlindjes së tij në Vernik (?) gjeti kurajën të kthehej përsëri në kryeqytet. Të kthehej për të maskuar, si një lojtar i konsumuar lojrash fati që është, vështirësitë në të cilat përpëlitet.