Revista PERPJEKJA

LOADING
PREV
NEXT
http://revistaperpjekja.org/components/com_gk3_photoslide/thumbs_big/696447kopertina_36_37.jpg

Fac sapias et liber eris

  Bëhu i ditur që të jesh i lirë

Ndodheni këtu: Faqja kryesore » Nr. 13-14 » Shqiptar në Amerikë
E Martë, 14 Maj 2024
E Mërkurë, 19 Tetor 2011 19:32

Shqiptar në Amerikë

Gjëja e parë që mësova në Amerikë për Shqipërinë është se thuajse kërkush nuk e di ku bie. Ah, Shqipëria, reagoi një flokëkuqe që takova në njëmbrëmje në Athinë të Ohajos, në veri të Nju Jorkut, apo jo? Si është gjendja tani që u shpërbë

Bashkimi Sovjetik? pyeti një nga profesorët e mi herën e parë që shkova ta takoja pas mësimit. Kam ndeshur edhe në përjashtime që e sfidonin origjinën e tyre amerikane me hollësitë që mund të recitonin për vendin tim. A është ngushtuar hendeku mes gegëve dhe toskëve? më pyeti një punonjëse biblioteke. Interesante, por pak e vonuar. Të flasësh për gegët dhe toskët në Shqipëri është si të flasësh për skllavopronarët e jugut dhe abolicionistët e veriut në Shtetet e Bashkuara. E dëgjoja rregullisht Radio Tiranën me valë të shkurtra. A ka vdekur ai ... Hoxha, po Hoxha ... a ka vdekur? më pyeti një trajner basketbolli për shkolla tëmesme kur iu prezantova. Po, shyqyr zotit. Hoxha ka vdekur.